Po festonte në Zveçan, nënkryetari i Listës Serbe merr lëndime trupore

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq, ka pësuar lëndime përderisa po festonte mbrëmë.
Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Veton Elshani, zv/drejtor për rajonin e veriut i cili ka thënë se deri te lëndimi ka ardhur pasi është thyer një gotë dhe xhamat e saj kanë goditur Simiqin.
Tutje Elshani ka thënë se deri më tani nuk kanë hapur rast, ndërkaq janë duke i intervistojnë të përfshirët.
“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zvecan, një person e ka thy një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lëndu një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marr me intervistim të personave të involvuar”, bënë të ditur Elshani. /21Media