Dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht do të përfundojë sot.

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë pasur mundësi të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  gjatë kësaj periudhe ka inkujaruar të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor Kosovë, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

Back to top button