Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova para kolapsit energjetik?, KEDS ua “nxinë” jetën qytetarëve

Si edhe shumë zona të tjera edhe fshati Bardhosh i kryeqytetit po përballet me reduktime të gjata të energjisë elektrike tash e dy ditë. Banorët thonë se kjo çështje po bënë problem edhe në ngrohje pasi disa prej tyre ngrohen me energji elektrike…

“…dy-tri ditë prej 9-ve deri në 17:00 apo 18:00 skemi pasë rrymë. Dëme s’kemi pasë vec ngrohje e këto boll problem u kanë…”, tha Kadrush Bllacaku – banor

“…prej 10-ve deri në mbramje s’kena pasë kurrë. Ton ditën, qysh mos me kanë vështirë, në kohë të dimrit, pa ujë të nxehtë, me fëmijë të vogël. Qe dy ditë kanë qenë qishtu dje edhe pardje kanë qenë qishtu…”

“…na u ka nalë parmbramë në ora 22:00, i kom thirrë sdisahere. Shpesh smu kanë lajmëru hic. Po edhe kur mu kanë lajmëru kanë thanë që vijmë. Deri sot mëngjes dmth ska pasë rrymë. Prej para dy ditësh. Shumë vështirë, fëmija e vogël. Qaq ftohtë që u kanë në emergjencë kom pasë me i dërgu fëmijët. Ngrohemi vetëm në një vend me shporet e tjetërkund me klima…”, tha Agim Fazliu – banor

Ngrohja më rrymë e shumë qytetarë të Kosovës ka shkaktuar ngarkesë në rrjet sipas zëdhënësit të KEDS-it Lulzim Krasniqi. Sipas tij, rrjeti shpërndarës nuk është i paraparë për ngrohje.

“…Aktualisht po vazhdon të mbetet sfidë rajoni i Ferizajt, për shkak të këtyre mbi ngarkesave, ku furnizimi i energjisë elektrike në disa lokacione është i kufizuar. Megjithatë, sipas informatave së shpejti atje do të vihet në funksion, nënstacioni i ri, me të cilin besojmë se do të zgjidhet kjo sfidë për rajonin e Ferizajt. KEDS, apelon për mbështetje të konsumatorëve dhe i fton ata që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike… Po shkon deri në 800 MË në orë, por kërkesa është tepër e lartë dhe diferenca në mes të prodhimit dhe konsumit po importohet…00:49 Një numër i konsumatorëve i caktuar i tyre e përdorin energjinë elektrike si të vetmin burim për ngrohje e çka po qon tek ngarkesat e mëdha në rrjet. Në fakt rrjeti jonë shpërndarës nuk është i paraparë për ngrohje, është i projektuar për të furnizuar me energji elektrike shtëpitë, bizneset, në bazë të kërkesave, por jo edhe për ngrohje…”, tha Krasniqi.

Edhe ekspert i energjisë Naim Bujupi, vlerëson se reduktimet janë pasojë e ngarkesës së rrjetit të cilën ngarkesë kapacitetet prodhuese në Kosovë nuk e përballojnë.

“Kryesisht janë të mbingarkuara linjat dhe konsumatorët në rrjetin distributiv dhe kjo ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.

Kjo ndodh për shkak se shumë qytetarë e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, tashmë jemi dëshmitarë që edhe shumë mërgimtarë vijnë në Kosovë dhe shumica e tyre përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Arsyeja tjetër është se viteve të fundit kemi një tendencë rritëse të përdorimit të pompave termike dhe klimave inverter që shfrytëzohen për ftohje dhe ngrohje dhe kjo ka bërë që të mbingarkohet rrjeti tejmase në nivelin distributiv”, Bujupi.

Ndërkohë, për këtë çështje, Lidhja Demokratike e Kosovës, thirri konferencë për media. Visar Azemi nga LDK deklaroi se Qeveria i ka mbyll sytë karshi këtij problemi pavarësisht thirrjeve që të merren masat e nevojshme për t’u përballur me krizën energjetike.

“Çdo hapësirë tjetër që lejohet nga qeveria, që ka të bëjë me tregti me Serbinë përmes Martinit dhe Nagipit është një dështim i plotë. Qeveria për katër vite ka treguar se nuk ka as vizion dhe as plan të zgjidhjes së problemit të energjisë elektrike. Madje, ka vendosur njerëzit më jo profesional në udhëheqjen e institucioneve të sektorit të energjisë për t’i dështuar ato dhepër ta degraduar tërë këtë sektor”, tha Azemi.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), njoftoi për një intervenim emergjent në pjesën e Fushë Kosovës me rrethinë. Sipas KOSTT-it, punimet në fjalë realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni.

Kujtojmë se edhe banorët e Fushë Kosovës tash e rreth dy javë kanë reduktime të rrymës./RTV21/21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button