Lëndohen tri gra nga mjetet piroteknike në Suharekë

Tri gra kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike që ishin ndezur nga një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:20, në Suharekë.

Gjithashtu në raport thuhet se viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar.

“Tri femra kosovare, kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike që ishin ndezur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button