Mjegull dhe ngrica në mëngjes

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se edhe sot në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm me të mërkurën, me ngrica dhe mjegull në mëngjes.
IHK njofton se temperaturat minimale -5 deri -2°C, ndërkaq maksimalet nga 5-8°C.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.