Çmimet e biletave të njëjta dhe disa kategori s’paguajnë, Komuna del me njoftim

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit publik në kryeqytet, me bileta të integruar ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat.
Nga 1 janari i këtij viti, siç njofton Komuna, të gjithë operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte sikurse Trafiku Urban.
Çmimet e biletave do të jenë të njëjta dhe do të lirohen nga pagesa 7 kategori.
“Qytetarët e Prishtinës tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat! Nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët. Çmimet e biletave: 0.50€ për një udhëtim të vetëm. 0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat). 4€ për biletën javore. 12€ për biletën mujore për studentë.14€ për biletën mujore për punëtorë. Kush përfiton udhëtime falas? Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë: Pensionistët. Policia. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Veteranët. Zjarrfikësit. Personat me aftësi të kufizuara Nxënësit e shkollave fillore. Drejtoria e Shërbimeve Publike”, thuhet në njoftim. /21Media