ARKEP për Berishën: Udhëheqja dhe vizioni i tij kanë lënë gjurmë të thella

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit Anton Berisha, që ka qenë edhe kryetari i parë i Bordit të ARKEP.
Në telegram thuhet se Berisha ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në themelimin dhe konsolidimin e këtij Institucioni si dhe zhvillimin e sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë.
“Udhëheqja dhe vizioni i tij kanë lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme në rrugëtimin e sektorit tonë drejt zhvillimit dhe përparimit. Në emër të ARKEP dhe gjithë stafit tonë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen tuaj në këtë humbje të madhe. Kujtimi për z. Anton Berisha do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe frymëzues për të gjithë ne që patëm nderin ta njohim dhe të punojmë me të”, thuhet në telegram. Berisha vdiq sot pas një sëmundje të shkurtër.