Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosovari ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Një 41 vjeçar është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi 13 mijë e 420 euro në pikën kufitare të Morinës.

Shtetasi nga Kosova përballet me veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13,420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Tutje, shtohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button