Lajçak takohet me Kasanof: Krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-ShBA

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka takuar Ndihmëssekretarin amerikan, Aleksander Kasanof, në Washington DC.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Ai tregoi se atje ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe ShBA-së gjatë gjithë mandatit tim”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button