Lama: Do të ketë përshkallëzim të fushatës zgjedhore, do të ketë sulme brutale nga ana e VV-së

(Lajm i përditësuar)
Lama: Do të ketë përshkallëzim të fushatës zgjedhore, do të ketë sulme brutale nga ana e VV-së
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se do të ketë përshkallzim të fushatës zgjedhore nga ana e LVV-së.
Lama tha se gjatë fushatës do të ketë sulme brutale.
”Ajo çfarë unë parashikojë është që gjatë fushatës do të ketë sulme brutale nga ana e LVV-së, jam e bindur se do ketë përshkallzime se kjo lloj heshtje është tamam si heshtja para stuhisë, kur fillon fushata do ketë publikm aferash korruptive akuza, a janë të vërteta ato duhet kohë për t’i vërtetuar”, tha Lama.
Lama: Asnjë nga kandidatët nuk do t’i arrijë 500 mijë vota
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka thënë se asnjë kandidatë për kryeministër nuk do t’i marrë 500 mijë vota. Këtë Lama e tha duke iu referuar deklaratave të LVV-së, të cilët po thonë se janë duke vazhduar garën për 500 mijë vota.
”Nuk besoj që ndonjë nga kandidatët do t’i arrijë 500 mijë vota, kjo shifër është më shumë për t’i trembur kandidatët e tjerë, është strategji e komunikimit politik në fushatë zgjedhore, është legjitime”, tha Lama.
Lama: Kurti është i refuzuari nga partitë tjera, nuk është refuzuesi
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e kyreministrit, Albin Kurtit, i cili dje tha se nuk sheh mundësi për koalicione pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas saj, Kurti është i refuzuar nga partitë tjera, ”ai nuk është refuzuesi”..
”Ne lidhje me pergjigjet se nuk hymë në koalicion me ata, medoj që është e kundërta, kryeministri e ka kuptuar se partitë opozitare nuk dëshirojnë të hynë në koalicon me të, ndërsa për atë që tha se partitë opozitare “nuk janë reformuar”, e para nuk është punë e një kryetarit të një partie tjetër të merret me reformat e partisë tjetër”, tha Lama./21Media