Aksident në Llapushnik, lëndohet një person

Një person është lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në Llapushnik të Drenasit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fsh. Llapushnik). Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e rastit.”, tha ai./21Media