Kaloni te përmbajtja kryesore

Kandidati i pavarur për deputet, Fatmir Bytyqi prezanton programin e tij

Kandidati i pavarur për deputet në Kuvendin e Kosovës Fatmir Bytyqi në ”21Drejtpërdrejt” të RTV21 ka prezantuar programin e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pika e parë e tij është reformimi i sistemit arsimor për çka tha se është edhe fokusi i tij kyresor në proramin e tij.

“Unë në programin zgjedhor i kam paraqitur 3 pikat kryesore, ato janë reformimi i sistemit arsimor, lufta kundër dhunës dhe reformimi i strukturave të subjekteve politike”, tha Bytyqi.

Ai tutje ka deklaruar se ai në vitin 2022 ishte anëtarësuar në LDK, por nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

”Në LDK jam anëtarësuar në mars të vitit 2022, kam kërkuar gjithmon bashkëpunimin me kryetarin e LDK-së Abdixhikun, nuk kam arritur të deprtoj deri te Abdixhiku për këtë arsye kam vendosur që të garoj si i pavarur”, tha Bytyqi./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button