Vidhet argjendaria në Prizren, policia nis hetimet

Pronari i një argjendarie ka raportuar në Polici se i është vjedhur ari dhe argjendi në një shumë të konsiderueshme.
Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Adem Jashari” në Prizren .
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./21Media