Një i lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror në Prishtinë

Një aksident trafiku në mes tri veturave ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person dhe ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, bënë të ditur Ahmeti. /21Media

Back to top button