Ministri britanik për Evropë, i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog konstruktiv

Nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar Ministri britanik për Evropë, Stephen Doughty i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje të deputetit britanik, Paul Foster, anëtar i grupit “Miqtë Laburistë të Kosovës”.
Foster ngriti çështjen e marrëveshjes së sigurisë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përmendur shqetësimet e liderëve kosovarë për situatën në kufirin verior të vendit, ku janë të pranishme trupat e KFOR-it.
“Derisa isha në Kosovë, u takova me presidenten dhe kryeministrin, të cilët ishin seriozisht të shqetësuar për hyrjet në kufirin e tyre verior, ku trupat e KFOR-it janë të stacionuara midis Kosovës dhe Serbisë. A mund të ofrojnë ministrat tanë ndonjë përditësim për marrëveshjen dypalëshe të sigurisë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar? Ajo paqe e fituar me shumë mund duhet të mbahet”, tha Foster.