Rrahmani nga koalicioni PDAK-LPB: Do t’i kemi mbi 4500 vota më 9 shkurt

(Lajm i përditësuar)
Rrahmani nga koalicioni PDAK-LPB: Do t’i kemi mbi 4500 vota më 9 shkurt
Qazim Rrahmani nga koalicioni PDAK-LPB në debatin zgjedhor të RTV21 ka thënë se më 9 shkurt presin t’i marrin 4500 vota dhe nga ky koalcion në Kuvendin e Kosovës do të jenë dy deputetë.
”Na e kena matur fuqinë tonë elektorale e kena matur vullnetin tonë elektoral e kena matur dëshiren e falkët të komuniteti ashkali dhe kjo na bënë krenar që ne do t’i kemi dy deputetë në Kuvendin e Kosovës do t’i kemi mbi 4500 vota më 9 shkurt dhe kjo na bënë të fuqishem, kjo është dëshirë e popullit jo e jona, dhe rikthimi i ashkalive në Kuvendin e Kosovës do të jetë faktorizim politik dhe mendoj se do të jemi ata të cilë do të varet bërja e koaliconit nga ne”, tha Rrahamni.
Rrahmani: Dëshirojmë që komuniteti hashkali të mos shihet në syrin e mëshirës
Qazim Rrahmani nga koalicioni PDAK-LPB në debatin zgjedhor të RTV21 duke folur në lidhje me komunitetin hashkali ka thënë se dëshiron që të mos shihet ky komunitet në syrin e mëshirës.
“Ne dëshirojmë që komuniteti hashkali të mos shihet më me syrin e mëshirës, të shohim si zhvillim komunitetin hashkali sepse tani kemi kuadro, kemi njerëzës të cilët kanë guxim të ja dalin qoftë në biznes apo fusha të tjera të jetës për të zhvilluar më mirë familjen dhe komunitetin”, tha ai.
Sa i përket bizneseve ai thotë se burrat dhe gratë e këtij komuniteti janë të zotë të zhvillojnë biznese.
Zakonisht është bërë paragjykim që kur e shehë ndonjë pjesëtarë të komunitetit hashkali apo ndonjë pjesëtarë të komuniteteve romë, hashkali dhe egjiptiasë mendojnë që janë vetëm për mëshirë, ne kemi burra, djemë dhe vajza të zotë të ciltë mund të zhvillojnë edhe biznisë”, theson Rrahmani. /RTV21/21Media
Rrahmani nga koalicioni PDAK-LPB prezanton 7 pikat kyqe të programit të tyre
Qazim Rrahmani nga koalicioni PDAK-LPB në debatin zgjedhor të RTV21 ka prezantuar programin e këtij koalicioni për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Rrahmani tha se programi i tyre është përgaditur duke u bazuar në shtatë pika kyqe.
”Shtatë fusha do të jenë për të cilat mendojmë që brenda 4 viteve do t’i realizojmë, prioriteti do të jetë, sundimi i ligjit dhe zbatimi i tij, pika e dytë edukimi dhe arsimimi, shëndetësia dhe mirëqenia sociale, zhvillimi ekonomik bashkë me punësimin, pika e pestë do të jetë kultura rinia dhe sporti, pika e gjashtë do të jetë barazia gjinore fuqizimi i femrës apo gruas hashakniane, dhe pika e shtatë do të jetë media dhe inovacioni”, tha Rrahamni./RTV21/21Media