Kurti nga Hani i Elezit: Le ta thurim vargun e 500 mijë sosh deri më 9 shkurt

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se qyteti i Hanit të Elezit është vendi i zemrave të mëdha.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që të thurin vargun e 500 mijë sosh deri më 9 shkurt, nga njëri cep te tjetri, nga këtu në Leshak, nga Kamenica në Pejë, nga Podujeva në Dragash, e nga Istogu në Viti.

“Hani i Elezit është vendi i zemrave të mëdha. Le ta thurrim vargun e 500 mijë sosh deri më 9 shkurt, nga njëri cep te tjetri, nga këtu në Leshak, nga Kamenica në Pejë, nga Podujeva në Dragash, e nga Istogu në Viti. Votojmë 118, fitojmë si VETËVENDOSJE!-GUXO-Alternativa, festojmë së bashku”, ka shkruar kryeministri Kurti. /21Media

Back to top button