Dështimi i takimit në Bruksel reagon Lajçak

Pas dështimit të takimit të Komisionit të Përbashkët të Kosovës e Serbisë për Persona të Zhdukur që ishte planifikuar të ndodhte sot në Bruksel, ka reaguar Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai tha se Serbia nuk mori pjesë për shkak “të zhvillimeve në Kosovë”, duke iu referuar aksionit të sotëm për mbylljen e strukturave paralele të Serbisë.
“Sot patëm në plan të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel zëvendësish. U takova veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Ky takim i planifikuar do të ishte i pari në Bruksel i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit.