Haxhiu: Skandaloz deklarimi i Prokurorisë për strukturat paralele

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila ka thënë se nuk kanë marrë kërkesë zyrtare për bastisje në zyrat e strukturave ilegale serbe, që ndodhi të mërkurën.

Sipas Haxhiut, kjo deklaratë është skandaloze.

“Çfarë deklarimi skandaloz i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vend që të vepronin shumë vite më parë, dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë. A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Back to top button