Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e Ohrit, ka hap rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë- Serbi. Ai këto komente i ka bërë në një postim në rrjetet sociale pas takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual me presidentin Aleksandar Vuçiq fola për gjendjen në dialog. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre”, është shprehur ai në rrjetin social X./21Media

 

Back to top button