Tre persona të lënduar në aksidentin në mes dy veturave në rrugën Drenas – Skenderaj

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Drenas – Skenderaj.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas -Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, bën të ditur Ahmeti. /21Media

Back to top button