Raportohen tre raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Gjatë periudhës 24 orëshe në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje, një rast në Prishtinë, një tjetër rast në Klinë dhe një rast në Ferizaj.
Referuar raportit të policisë thuhet se dy persona të dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 26.01.2025 – 15:00. Dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.
Ndërsa nga rasti tjetër i dhunës në familje, i dyshuar pas arrestimit me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
“Klinë / 26.01.2025 – 12:40. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në rastin e dytë, një person në Ferizaj ka rrahur një tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj / 26.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media