Qeveria vendos që pronat Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ushtrinë tonë po e rrisim e po e forcojmë, më shumë buxhet, dinjitet e kushte po i shtohen FSK-së. Sot në përvjetorin e rënies së Zahir Pajazitit do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim për ushtrinë hapësirën në Batllavë në sipërfaqe prej 100 hektarë”, tha ai.
Gjatë kësaj mbledhje po ashtu është marrë vendim që gjysmë milioni euro për mbështetjen e popullit palestinez në Gaza.