Prezantuan dokumente false, katër shtetas turq arrestohen në Aeroportin e Prishtinës

Katër shtetas turq janë arrestuar dje në aeroportin e Prishtinës, pasi të njëjtit dyshohet se kanë prezantuar leje qëndrimi të falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

”Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Back to top button