Kryeziu: I kemi tejkaluar nivelet ballkanike të zgjedhjeve, jemi afër atyre evropiane

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një intervistë për RTV21 ka folur lidhur me procesin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ai thotë se Kosova ka tejkaluar standardet në nivelet ballkanike.
“I kemi tejkaluar këto standarde në kuptimin e niveleve ballkanike, jemi afër atyre evropiane dhe kjo ndoshta do të jetë edhe prova e fundit dhe zgjedhjet e fundit që ne do të ngrisim edhe nivelin e mekanizmave ndërkombëtarë respektivisht të shteteve të cilat kanë një demokraci të zhvilluar”, thekson ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij urimi i fitores së partisë nga që vjen në pushtet nga opozita në Ballkan nuk është praktikë.
“E veqanta është se marrë parasysh se cila parti fiton e para partia e cila mbetet opozitë ja uronë partisë e cila vjen në pushtet dhe në të cilën nuk është shumë praktikë në Ballkan”, tha Kryeziu. /21Media/RTV21