20 të plagosur nga incidenti me veturë në Munich

(Lajm i përditësuar)
20 të plagosur nga incidenti me veturë në Munich
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur nga një veturë e cila është përplasur në një grup njerëzish në Munih të Gjermanisë.
Policia në televizionin gjerman tha se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike dhe të rëndë.
Ende nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit ka vepruar qëllimisht apo ka qenë aksident, shkruan BBC.
Kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter i tha gazetës gjermane Bild se zyrtarët e policisë i thanë se mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.
“Jam thellësisht i tronditur. Mendimet e mia janë me të plagosurit”, thotë ai.
Vetura goditi një turmë njerëzish në Gjermani
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Mynih të Gjermanisë pasi që një makinë ka goditur një grup njerëzish pranë stacionit kryesor të trenit.
Siç po raportohet nga ky rast kanë mbetur të paktën 20 të plagosur.
Siç raportojnë mediat e huaja, detajet e ngjarjes janë ende të paqarta, dhe se policia e Mynihut ka deklaruar në ‘‘X’’ se ata ishin aktualisht në vend me “forca të forta”.
Sipas raportimeve të mediave vendase, një automjet pasagjerësh ka goditur njerëzit e mbledhur për një protestë.