Policia kap mijëra kilogramë duhan të kontrabanduar me vlerë 130 mijë euro

Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth 130.000 euro, që dyshohet se është sjellë kontrabandë nga Republika e Shqipërisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button