Tentim grabitje mbrapa Teatrit në Prishtinë, policia del në vendngjarje

Një tentim grabitjeje ka ndodhur këtë të martë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim grabitje që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti./21Media