Konfiskohen 400 euro në Gjakovë, dyshohet se ishin false

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parasë në Gjakovë.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se dyshohet se një klient i bankës ka depozituar dy kartëmonedha nga 200 euro secila, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar nga autoritetet dhe policia ka nisur hetimet. /21Media

Back to top button