Osmani: Lagjja Kalabria sonte do të jetë pa ngrohje

Kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani, ka njoftuar se sonte lagjja Kalabria do të jetë pa ngrohje.Ai tha se në orët e pasdites në rrjetin primar që furnizon me ngrohje këtë lagje ka ndodhur një avari, për të cilën ekipi i mirëmbajtjes është duke punuar intensivisht për sanimin e saj.
Ai shtoi se deri në krijimin e kushteve teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të mbetet pa ngrohje.
“Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje!Në orët e pasditës, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjës Kalabria, është shfaqur një avari – të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmajtjes janë duke bërë prëpjekje të mëdha që të sanohet. Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje!”, ka shkruar Osmani në Facebook.