Veç dje u shqiptuan mbi 2 mijë e 700 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 713 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së enjte.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, ku një prej tyre ishte me fatalitet, 11 pme të lënduar, ndërsa 36 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu policia ka arrestuar 27 persona, 15 janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button