Shala: Kurtin e pret gjoba dhe burgimi nëse nuk jep dëshmi në Prokurorin Speciale

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka paralajmëruar kryeministrin, Albin Kurti, se sipas ligjin rrezikon gjobitjen prej 250 ose burgimin prej një muaji nëse vazhdon të mos i përgjigjet urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të jap dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale.

“Tani më Gjykata e ka urdhëruar Kurtin që të dëshmojë në Prokurorinë Speciale, ajo që mbetët është që Kurti t’i përgjigjet këtij urdhri. Nëse përkundër kësaj prapë se prapë kryeministri nuk shkon të dëshmojë siç ka urdhëruar Gjykata më pastaj Gjykata mund të filloj shqiptimin e gjobave në vlerës 250 euro. Nëse i njëjti përsëri vazhdon që të refuzon që të dëshmojë i njëjti mund të burgoset deri në kohëzgjatjen prej një muaji”, tha ai për rtv21.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kryeministri Kurti duhet të paraqitet të martën në Prokurori.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”./RTV21/21Media

Back to top button