Dy persona të vdekur në Manhajm të Gjermanisë pas përplasjes së makinës në turmë

Dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një incidenti në Manhajm të Gjermanisë, pasi një person e ka përplasur makinën në një turmë njerëzish.
Policia e ka ndaluar shoferin e makinës dhe ka thënë se ai ka vepruar i vetëm, andaj nuk ekziston më rrezik për banorët. Sipas autoriteteve, i dyshuari është një 40-vjeçar me shtetësi gjermane.
Incidenti ka ndodhur teksa turma njerëzish janë mbledhur në landet perëndimore të Gjermanisë, për të mbajtur paradat që shënojnë sezonin e karnevaleve.