Krasniqi: Kosova pa qeveri rrezikon stabilitetin, jemi në një situatë tejet delikate

(Lajm i përditësuar)
Krasniqi: Kosova pa qeveri rrezikon stabilitetin, jemi në një situatë tejet delikate
Eksperti i njohur Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka theksuar rëndësinë e urgjencës për formimin e institucioneve të reja në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi mund të rrezikojë stabilitetin gjeostrategjik pa një qeveri funksionale.
”Pa qeveri nuk duhet të mbetet Republika e Kosovës, për faktin që jemi pranë në një situatë tejet delikate gjeostrategjike. Kemi probleme të grumbulluara të brendshme që zgjidhje urgjente prandaj formimi i institucioneve është imperativ i detyrueshem i kohës”, tha Krasniqi.
Krasniqi: Kosova duhet t’i ulet në dy gjunjë Amerikës për krijimin e SPAK-ut
Kolë Krasniqi, ekspert i anti-terrorizmit, në ”Click” të RTV21 ka theksuar rëndësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare për krijimin e një institucioni të ngjashëm me SPAK-un në Kosovë.
Ai ka sugjeruar se Kosova duhet të kërkojë ndihmën e SHBA-së për krijimin e një strukture të tillë.
”Ne duhet me ju ulë në dy gjujntë amerikanëve dhe me thanë krijone një SPAK në interes të Kosovës”, tha Krasniqi.
Krasniqi flet për pasojat ligjore për Albin Kurtin, ”Refuzimi për dëshmi mund të çojë në paraburgim
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka komentuar mbi refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, duke shpjeguar pasojat ligjore që mund të ndodhin si rezultat i këtij veprimi.
Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit në procedurat e drejtësisë dhe se si institucioni i drejtësisë mund të reagojë në raste të tilla.
“Fillimisht Prokuroria Speciale i ka dërguar ftesë, nëse ai e refuzon ftesën gjyqtari i procedurës paraprake e dërgon ftesën dëshmitarit dhe ia bënë me dije pasojat juridike në mos paraqitje në intervistim. Sahere që ta fton gjyqtari i procedurës paraprake dhe ai nuk paraqitet mund ta dënoj me 250 euro. Nëse ka dënime atëherë urdhërohet sjellja e tij me dhunë, kështu është e paraparë ligj. Nëse refuzon me dhënë dëshminë atëherë caktohet masa e paraburgimit 30 ditë”, tha Krasniqi./21Media