Përfshihet nga zjarri një ashensor lëvizës në Prizren, s’ka të lënduar

Gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:15, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar.
“Raportohet se gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër, është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit. Zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim. /21Media