Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjuajtje me armë zjarri mes dy grupeve në kryeqytet

Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë me vëllain e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me veturë prej vendit të ngjarjes.

Rasti ka ndodhur më 7 mars, rreth orës 03:30.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllain e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me veturë prej vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, theksohet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë.

Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button