Kurti takon shefin e Zyrës së BE, bisedojnë për fuqizimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Së bashku, biseduan rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.
“Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se me ambasadorin Aivo Orav, kryeministri Albin Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.