Lama: Tendenca e LVV-së është të nënshtrojë LDK-në

Analistja politike Alma Lama në ”Click” të RTV21 në lidhje me kualicione partiake në Kosovë për krijimin e qeverisë ka thënë se secila parti politike do të hynte në kualicion me VV-në në qoftë se nuk do të ishte Kurti si kryeministër.

Sipas saj tendenca e Lëvizjes Vetëvendosje është të nënshtrojë LDK-në.

“Unë mendoj që secili nga këto subjekte që janë në opozitë do të hynte me Vetëvendosjen pa asnjë hezitim në qoftë se në krye nuk do të ishte Albin Kurti, jo si kryeministër kam përshtypjen. Pengesa është ai. Tendenca e VV-së është ta nënshtrojë LDK-në t’ja marrë elektoratin, t’ja marrë pozitat, kjo është qasja e tyre ndaj LDK-së”, tha Lama. /21Media


”Koalicion i mundshëm” Lama: VV ka nisur presion ndaj LDK-së

Analistja politike Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çekut, i cili sot tha se deklaratat e Lumir Abdixhikut që nuk hynë në një koalicion të mundshëm me partinë fituese, Vetëvendosje është në kundërthënie me deklaratën e tij të disa ditë pas zgjedhjeve.

”Sa herë bëhen beteja politike për pushtet për koalicone ajo që vie nën sulmin e partive politike dhe të mediave kryesisht është LDK-ja, merren me LDK. Këtë deklaratë e shohë si formë të presionit që VV-ja ka nisur ndaj LDK-së, në njëfarë mënyre e kanë qasjen që ju e keni për detyrë të hyni në koalicon me ne”, tha Lama.

Back to top button