Canaj: Kurti dhe Abdixhiku do ta shpëtonin njëri-tjetrin me një koalicion

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Kurti dhe Abdixhiku do ta shpëtonin njëri-tjetrin me një koalicion
Ish-diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar mundësinë e krijimit të një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se me një marrëveshje e tillë Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku do ta shpëtonin njëri-tjetrin.
”Të dy njëri-tjetrin, krijimi i një koaliconi e para Kurtit do t’i ipet mundësi të shpërndaj përgjegjësin nuk e kam bërë une por e kemi bërë ne, ndërsa Abdixhiku para elektoratit të vetë do të thoshte që për kundër faktit që ne ishim të tretët isha aq i aftë politikisht që tani jam në pushtet”, tha Canaj.
Canaj: Kurti kryeministri më frikacak në marrjen e vendimeve
Ish-diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 tha se Albin Kurti e sheh vetën si personin që duhet të marrë të gjitha vendimet dhe nuk mund ta pranojë që dikush tjetër të merr postin e kryeministrit.
”Unë nuk e besoj që Kurti mund ta përpijë që ta shohë dikë tjetër në postin e kryeministrit, pasi që aj e sheh vetën ai personi që i merr vendimet e rënda e që në fakt 4 vite kanë treguar se ka qenë kryeministri më frikacak në marrjen e vendimeve”, tha Canaj.
Canaj: Ikja e Vjosa Osmanit në VV ka mësuar elektoratin e LDK-së të votojë VV-në
Ish-diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 duke folur për një koalicion të mundshëm VV-LDK tha se, LDK-ja do të rritej.
Sipas tij, largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja ka pasur një ndikim të madh tek elektorati i LDK-së, duke bërë që një pjesë e madhe e tij të kalojë në mbështetje të VV-së.
”Me ikjen e Vjosa Osmanit ka ikur një pjesë e elektoratit të LDK-së. Shkuarja e Vjosa Osmani në VV e ka mësuar elektoratin e LDK-së që të votojë edhe VV përderisa PDK nuk e ka këtë”, tha Canaj.
”Borxhi për votimin e presidentës” Canaj: VV nuk ka larguar asnjë person të LDK-së nga puna
Blerim Canaj ka theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit, shumë njerëz janë larguar nga puna nëpër institucione, por ka shtuar se asnjë person i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) nuk është larguar nga puna.
Sipas Canajt, kjo tregon se, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në institucione, ka pasur një periudhë relativisht të qëndrueshme për anëtarët e LDK-së, duke sugjeruar se VV këtë e ka bërë si një pjesë e një marrëveshjeje, për shkak si një “borxhi” që Lëvizja Vetëvendosje (VV) e ka kthyer për votimin e presidentes, Vjosa Osmanit.
”Gjatë katër viteve të qeverisjes Kurti e kemi parë se çfarë ka ndodhur nëper institucione në kuptimin e largimit të njerëzve a e dini se asnjë person të afërt të LDK-së VV nuk e ka larguar nga puna ”, tha Blerim Canaj.
Canaj: Abdixhiku do të shpëtonte politikisht nëse bën koalicion me VV
Ish- diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 tha se Lumir Abdixhiku do të shpëtonte politikisht nëse bën koalicion me VV, pasi që sipas tij, secili që humb zgjedhjet do të duhet të jap dorëheqje.
Canaj e ka vënë në dukje se, ndonëse VV ka fituar zgjedhjet dhe pozitat e larta qeveritare nuk kanë ndryshuar që nga viti 2021,
”Nuk e besoj që Abdixhiku nëse vihet në pyetje të futet në biseda me VV që Abdixhiku ta kërkoj postin e kryeministrit, një gjë është fakt VV i ka fituar zgjedhjet i dyti fakt është se pozicionet 1, 2 ,3 nuk i kanë ndryshuar pozicionet prej vitit 2021. Pse do të mundet që Lumir Abdixhiku do ta bënte një koalcion me VV. Unë mendoj që politikisht edhe do ta shpëtonte Lumir Abdixhikun, pasi që secili që i humb zgjedhjet duhet të jap dorëheqje”, tha Canaj. /21Media