Kasapolli për gjuhën e Kurteshit ndaj mediave: Ky është presion që e ndjejnë përcjellësit e verbër të Kurtit

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli për gjuhën e Kurteshit ndaj mediave: Ky është presion që e ndjejnë përcjellësit e verbër të Kurtit

Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin Click të RTV21, në lidhje me gjuha e Sami Kurteshit kundër mediave ditën e sotme në QNV ka thënë se është me qëllim të tentohet të ndryshohet rezultati zgjedhorë.

Sipas tij presioni të cilin e ndjejnë përcjellësit e verbër të Kurtit në Qendren e Numërimit është tentim i ndryshimit të rezultatin zgjedhorë.

“Qka ka ndodhë me atë që ka bërë RTK në raport me Nacionalen, Gazetën Express dhe gazetat tjera, ku i ka etiketuar si gazeta të porositura, që punojnë për Serbinë, Rusinë dhe nuk është marrë asnjë veprim. Tendenca për t’i heshtur këto i ushqen veprimet e tilla edhe në të ardhmen. Tash ky është presioni të cilin e ndjejnë përcjellësit e verbër të Kurtit në këtë rast dhe presionin e bartin mrenda Qendrës së Numërimit me qëllim që të tentojnë në njëfarë forme të ndryshojnë edhe rezultatin zgjedhorë”, tha Kasapolli. /21Media


Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin Click të RTV21, në lidhje me kualicionet tha se kualicioni është i inponuar.

“Lëvizja Vetëvendosje ka nisur nga një parim krejt ose asgjë para zgjedhjeve, duke dashtur t’i anashkalojë partitë opozitare në tërësinë e tyre dhe pikërisht kjo logjikë e ka mbyllur deri në një masë derën për një kualicion të mundshëm i cili do të mund të ndodhte i cili fatkeqësisht apo fatmirësisht është i inponuar”, tha Kasapolli.

Analisti Kasapolli gjithashtu përmendi edhe deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se “Ne e bëjmë qeverinë në qoftë se e kemi kryeministrin”, kjo sipas tij është apsurde.

“Ajo që tha Abdixhiku foli por nuk tha asgjë përshkak se nuk afrojë në asnjë moment nuk e qartësojë pozicionin. Në qoftë se nisemi nga parimi “Ne e bëjmë qeverinë në qoftë se e kemi kryeministrin”, kjo logjikë për mua është apsurde”, thekson Kasapolli. /21Media

Back to top button