Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara

Në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”, sonte si pasojë e motit të ligë është rrëzuar një lis.
Për pasojë sipas transmetuesit publik të Kosovës, të dëmtuara kanë mbetur katër vetura të parkuara përkatësisht në rrugën ”Ilaz Kodra” në lagjen Dardania.
Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në Polici për të marrë më shumë informacione lidhur me këtë rast.