Katër të lënduar në një aksident në Strellc të Deçanit

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave i cili ka ndodhur të enjten në Strellc të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha  të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, njoftoi Gashi.

Back to top button