BE konfirmon për RTV21: Emisari Petersen javën e ardhshme vjen për vizitë në Prishtinë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme do të ketë vizitën e tij të parë në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për RTV21 zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper.
“Mund të konfirmojmë se Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga data 17-19 mars”, tha ajo.
Bashkimi Evropian nuk ka dhënë shumë detaje mbi këtë vizitë, por RTV21 merr vesh se Sorensen do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti, për të përgatitur vazhdimin e procesit të dialogut.
Ditë më parë për vizitë në Kosovë ishte edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i cili kërkoi nga Kosova dhe Serbia të jenë të përkushtuar në procesin e dialogut në Bruksel si e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve politike dhe të sigurisë./RTV21/21Media