Haradinaj shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në Maqedoni të Veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për tragjedinë e rëndë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai shprehu ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe iu uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
Haradinaj theksoi mbështetjen dhe solidaritetin me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë.
“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta!”, ka shkruar Haradinaj.