Kaloni te përmbajtja kryesore

​Arsenali fiton derbin ndaj Chelsea

Futbollistët e Arsenalit shënuan sot fitore ndaj skuadrës Chelsea me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së 29-të të Premier Ligës angleze, pas së cilës ‘topçinjtë’ renditen në vendin e dytë me 58 pikë ose 12 më pak se lideri Liverpool.

Mesfushori Mikel Merino në minutën e 20-të shënoi golin e tij të pestë në këtë edicion të garave, duke i siguruar kështu tri pikë të reja ekipit të tij në Emirates.

Chelsea pas kësaj humbjeje renditet në pozitën e katërt në tabelë me 49 pikë.

Në ndeshjen tjetër skuadra Fulham mposhti Tottenham Hotspur me rezultat 2:0, ndërsa Leicester City sonte nga ora 20:00 pret skuadrën Manchester United.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button