Vila përfshihet nga zjarri në Brezovicë, policia jep detaje

Një vilë dhe një objekt banimi janë përfshirë nga flakët pasditen e së dielës në Brezovicë.
Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se ky rast ka ndodhur rreth orës 15:11.
“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dal menjeher në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, tha Veseli. /21Media