​Osmani dekoron Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Në një ceremoni të mbajtur në Berlin, Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e Roth-it në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe mbështetjen e tij për aspiratat evropiane të Kosovës.

“Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish ministër, punoi përgjatë 27 viteve të angazhimit të tij politik. Faleminderit, Roth, për përkushtimin tuaj të palodhur në afrimin e dy vendeve tona dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar ajo.

Back to top button