​Shtetasi i Armenisë kalon paautorizim kufirin, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast për kalim të paautorizuar të kufirit në fshatin Vërmicë.

Sipas njoftimit njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarin shtetas i Armenisë i cili kishte shfrytëzuar rrugët ilegale për të hyrë në Republikën e Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Back to top button