Roth: Nëse BE nuk ndërron qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor mund të përballemi me kërcënimin e luftës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka thënë Bashkimit Evropian  nuk ndërron qasjen ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor mund të ketë kërcënime për luftë, më shumë destabilitet e nacionalizëm.

“Serbët kanë javë që protestojnë për vlerat evropiane. Por ata nuk e shohin më BE-në si aleate. Vështirë se dikush në Ballkanin Perëndimor beson më në një perspektivë të BE-së. Protestuesit janë të zhgënjyer me BE-në. BE-ja ka bashkëpunuar me [presidentin serb] Vuçiqin për një kohë të gjatë”.

Sipas Roth BE  nuk duhet ta humbë Ballkanin Perëndimor si rajon.

“Politika jonë për Ballkanin Perëndimor ka dështuar. Ne kemi nevojë për një “Zeitenëende”, përndryshe përballemi me kërcënimin e luftës, edhe më shumë destabilitet, nacionalizëm dhe autoritarizëm. Ne nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor si një rajon i demokracisë, shtetit të së drejtës, lirisë, sigurisë dhe prosperitetit”.

Back to top button