Haziri mohon se ka zhvillime të jashtëzakonshme brenda LDK-së: S’ka pa kënaqësi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK, me theks të veçantë reagimin e anëtarit të kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, që tha se LDK-ja ka nevojë për udhëheqje të re.
”Në fakt nuk do ta quaj as pa kënaqësi, as vlim as diçka të jashtëzakonshme brenda LDK-së. Ne kemi debatu kemi diskutu me brenda LDK-së për rezultatet e zgjedhjeve, numrat flasin”, tha Haziri.
Ai tutje ka shtuar se ”është në kulturën e LDK-së që këto çështje të diskutohen brenda LDK-së”./21Media